
Prova angleze nuk po rezulton e suksesshme për Nicolo Zaniolon. Falë paraqitjeve jo bindëse në radhët e Aston Villas, ish-lojtari i Romës nuk duket të jetë as në planet e Galatasaray-t, që zotëron kartonin e sulmuesit (e bleu për 16.5 milionë euro). Për këtë arsye, sezonin e ardhshëm, Zaniolo mund të kthehet në Serinë A.
Janë tri ekipe italianë në arë për futbollistin italian: Fiorentina, Juventusi dhe Milani.
Nëse Galatasaray vendos ta privojë veten sërish nga shërbimet e Zaniolos sezonin e ardhshëm, formula mbi të cilën mund të bazohet një transferim i mundshëm në Serinë A do të përfshinte një huazim me të drejtë blerjeje.
Kjo është mënyra që zgjodhi edhe Aston Villa, verën e kaluar, për të vënë bast mbi të, duke i dhënë mundësinë që të luajë në kampionatin më spektakolar në botë.
Një aspekt që do ta shtynte Zaniolon të kthehej në atdhe është ekipi kombëtar. Spallettit i janë “errur” sytë nga paraqitjet e tij tek Aston Villa, ndërsa në futbollit italian ai do të kishte më shumë shanse të përshtatej në ekipin kombëtar.



