LajmeMaqedoniTopLajm

Toshkovski për sulmin që bëri sigurimi i Mickoskit ndaj policisë: Ngjarja ka ndodhur pasi është kryer aksioni i policisë

-Po, saktë është, është kryer dhunë, është kryer sulm ndaj personit zyrtar, do të merren të gjitha veprimet nga ana e MPB-së, këtë e tha mes tjerash ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski në lidhje me sulmin fizik që sigurimi i Hristijan Mickoskit i bëri policisë, përcjell TV21. Minsitri thotë se nuk është e saktë informacione se është penguar aksioni anti-drogë i poliocisë, pasi sipas tij, ngjarja ka ndodhur pasi ka mbaruar aksioni i policisë.

“Në pjesën që personi në fjalë ka penguar aksion të caktuar gjatë zbatimit, dua të theksoj se nuk është e saktë, konkretisht, personi në fjalë, në situatën konkrete që ka kryer sulm ndaj personit zyrtar, ky është fakt, ka hyrë në aksion, pasi aksioni i personave zyrtarë në objektin në fjalë, kishte mbaruar”, tha Toshkovski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close