LajmeMaqedoni

Dritan Bexheti: Taravari me (pa) vulat te ata që janë në gjyq për vulat

Ish kryetari i degës së Alternativës në Tetovë, Dritan Bexheti përmes një postimi ka kujtuar ngjarjet kur Lëvizja Besa u nda në dy pjesë dhe grupi i Afrim Gashit pretendote që kanë shumicën e kuvendarëve ndërsa po të njejtën pretendonte edhe grupi i Kasamit. Sot pas njëkohe ata që as emrin nuk ia përmendin njëri tjetrit sotë janë bashkë ndërsa procesi gjygjsorë ende vazhdon proces nga ku mund të ndodhë që njëri të ketë dy vula e tjetri asnjë, shkruan Top24

Bexheti më tej shton se ndajra e ASH-së i ngjanë ndarjes së Lëvizjes Besa dhe RDK-së së Vejsel Memetit dhe Fadil Zendelit.

LUFTA e VULAVE
Ditevë që kaluan dhe në vijim jemi duke ndjekur “luftën per vulat” qe po ndodh te “Aleanca per Shqiptarët” mes “dy” kryetarëve për ate se kush dhe ku e ka shumicën e anëtarëve.
Kjo është një “Deja Vu”, ajo që është parë më herët mes politikanëve Shqiptarë, të një provinience tjetër.
Të njejtën betejë para disa viteve e zhvillonin z. Bilal Kasami me z. Afrim Gashin për vulat e partisë “Besa”, kush i ka antarët e Kuvendit, Kryesisë etj. Çështja mbaroi në gjyq dhe ende vazhdon! Ndërkohë këta dy armiq të përbetuar, që asaj kohe bile edhe emrin e njërit tjetrit nuk e përmendnin, para do kohe u vllaznuan në mënyrë pompeze. Por, haruan se e kane ende betejën gjyqësore rreth “vulave” që vazhdon.
Këta të dy këtë çështje dhe lëndë gjyqësore e lejojnë si njëfarë alternative që në të ardhmen nëse prap ndahen, njëri prej atyre të bëhet pronar i vulave ose tjetri pronar i dy vulave ose dy partive!
Sësht problem, se te ne në politikë çdo gjë është e mundshme dhe e lejuar. A për popullin?! Gjendet një modus si tja mveshin ( p.sh. Per Çështje të Eurointegrimeve).

https://www.facebook.com/share/p/MrqREGZrwdBzBybP/?mibextid=Nif5oz

Related Articles

Back to top button
Close
Close