Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë nuk ka përfaqësim për arsimin fillor dhe të mesëm, bëri të ditur kryetari i Sindikatës Jakim Nedelkov. Jo sepse nuk ka numër të mjaftueshëm të anëtarëve, përkundrazi, ka shumë më tepër se numri i përcaktuar ligjor dhe është tre herë më i madh se sindikata e dytë me radhë, pohon Nadelkov.
SASHK para një viti ka dorëzuar dokumente për vërtetimin e përfaqësimit dhe deri më sot Komisioni për vërtetimin e përfaqësimit, i cili është në kompetencë të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, nuk i merr në konsideratë.
Megjithatë Nadelkov thekson se për mungesën e përfaqësimit dikush do të mbajë përgjegjësi politike dhe penale për mosnënshkrimin e kontratave kolektive.



