
Me iniciativë të kryetarit të komunës së Tearcës, Nuhi Neziri kjo komunë ka siguruar tabela lajmëruese për ndalim të hedhjes së mbeturinave në hapsirat publike në teritorin e kësaj komune, shkruan To24
“Nëpërmjet këtyre tabelave, ne synojmë të informojmë dhe të ndërgjegjësojmë të gjithë banorët për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit. Hudhja e mbeturinave në mënyrë të rastësishme ose jashtë kontrollit mund të shkaktojë ndotje të mjedisit dhe të rrezikojë shëndetin publik. Ju lutemi të respektoni mbishkrimet në tabela dhe të ndiqni udhëzimet për të kontribuar të gjithë së bashku për mbrojten e mjedisit jetësor.” tha kryetari i komunës së Tearcës Nuhi Neziri.




