
Dega e BDI-së në Tetovë sot ka mbajtur në presskonferecë në rrugën ere që po ndërtohet nga ana e qeverisë ku dje u shtrua shtresa e parë e asfaltit ndërsa nga komuna u promovua si projekt i tyre, shkruan Top24
“Në mungesë të projekteve dhe punës Bilall Kasami tentoi të përvetësoj ndërtimin e rrugës “Vllezërit Milladinovi” që është projekt kryekëput i qeverisë gjegjësisht i ministrisë së transportit dhe lidhjeve ashtu si që shihni edhe në tabelën prapa nesh. Ky projekt i asfaltimit me gjatësi prej 1 kilometër qeverisë i ka kushtuar 265mi euro dhe i gjithi është finansuar nga ministria e transportit dhe lidhjeve. Por falenderojmë Bilall Kasamin dhe grupin e tij të interesit që me seriozitet të madh dolën për të reklamuar punën tonë” thuhet në reagimin e degës së BDI-së në Tetovë, shkruan Top24



