LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari: Brenda 24orëve kam mbledhur 80 nënshkrime të kuvendit të ASH-së

Pak para daljes në press konferencë të kryetarit të kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi në profilin e tij në FB ka reaguar kryetari i ASH-së, Arben Taravari i cili thekson se brenda 24 orëve ka mbledhur rreth 80 nënshkrime të kuvendit nga gjithësej 133, shkruan Top24

Informim për opinionin publik dhe anëtarët e Aleancës për Shqiptarët
Nisma e kryetarit Taravari merr mbështetjen e shumicës së kuvendarëve të ASH-së.
Pas kumtimit të qëndrimit të djeshëm të Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Dr Arben Taravari, për 24 orë janë mbledhur 80 nënshkrime të kuvendarëve në mënyrë vullnetare nga gjithsej 133 sa numëron Kuvendi, ndërsa procesi i mbledhjes së nënshkrimeve po vijon.
Shumica e Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët është qartë për Ndryshimin e Sigurt.
Kryetari Taravari bën thirrje pë urtësi, maturi dhe unitet, që BDI përfundimisht të dërgohet në opozitë. Ndryshimi po vjen!

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close