BotaLajmeTopLajm

SHBA, armë bërthamore në Angli/ Reagojnë rusët: Do marrin masa kompesuese

Janë dokumentat e Pentagonit atyre që media britanike i referohet  sipas të cilave Washingtoni po planifikon  vendosjen e mbushjeve bërthamore në tokën britanike me një fuqi tre herë më të fuqishme se bomba e Hiroshimës.

Një lëvizje e tillë ndodh pas 15-vjetësh për t’i kundërpërgjigjur kërcënimit rus. Në bazë të dokumentave zyrtare nga Pentagoni baza e re e Forcave ajrore britanike në Lakenheath, në Suffolk, në juglindje të Anglisë ose 75 milje në verilindje të Londrës, do të jetë vend dislokimi i bombave bërthamore të modelit B61-12.

Hera e fundit kur amerikanet kanë stacionuar mbushjet bërthamore në tokën britanike daton në vitin 2008, kur gjykohej se rreziku rus nga Lufta e Ftohtë ishte në rënie.

Këto plane ndodhin në kuadër të një plani të gjerë të Aleancës së NATO-s që synon zhvillimin dhe modernizimin e qendrave dhe vendndodhjen e lëshimeve të armëve bërthamore si kundërpërgjigje ndaj tensioneve në rritje mes Perëndimit dhe Kremlinit.

Vendosja e pajisjeve si mburojat balistike apo ndërtimi i ambienteve për ushtarët amerikan në këtë bazë ushtarake britanike do fillojnë në muajin qershor.

Baza e Forcave Ajrore Mbretërore britanike ka qene një nga vendet ku mbaheshin armët bërthamore dhe në vitin 2022 ka pasur protesta nga aktivistët.

Këto lëvizje dhe kjo retorikë të kujton vitet e Luftës së Ftohtë dhe ishin lëvizje të tilla frenuese që garantuan paqen në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore deri në rënien e Perdes së Hekurt më pas.

Related Articles

Back to top button
Close
Close