USAID dhe kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri fillojnë projekt të përbashkët për përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve
26 Janar, 2024
1 minute read
Kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri së bashku me USAID kanë filluar një projekt të përbashkët për për Përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve në komunën e Tearcës, shkruan Top24
Së bashku me kryetarin e Tearcës Nuhi Neziri dhe përfaqësuesit e Komunës, po diskutojmë për ndryshimet pozitive si rezultat i mbështetjes teknike mujore nga Projekti i USAID-it për Maqedoninë e Veriut për Përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve, thuhet në një njoftim të USAID-it.
Rritja e arkëtimit të të hyrave vetanake për 48% dhe rritja e arkëtimit të tatimit në pronë me 17%.
Raporti i përgatitur me rekomandime për përmirësimin e kapaciteteve organizative për administrimin e tatimeve lokale,
Rritja e kapaciteteve të departamentit të tatimeve për të përditësuar bazën e të dhënave të tatimit në pronë,
Përditësimi i bazës së të dhënave për tatimin në pronë me mbështetjen e një praktikanti, për angazhimin e të cilit ka Projekti ka siguruar burime financiare për një periudhë 6 mujore
Informimi i tatimpaguesve për pagesën e tatimit në pronë, përmes fushatës edukative “Tatimi im për komunën time” e shpërndarë në webfaqen e komunës https://www.tearce.gov.mk,
Përgatitja dhe publikimi i Buxhetit Qytetar për vitin 2023 në faqen e Komunës https://www.tearce.gov.mk (mk alb),
Indeksi i transparencës buxhetore për 2022-2023 është 14 pikë indeksi (nga 16 të mundshme), krahasuar me 2021-2022 kur ishte 9,
Intensiteti i transparencës tatimore të Komunës së Tearcës për vitet 2022-2023 është 50% (nga 100% e mundshme) krahasuar me 2021-2022 kur ishte 21%.
Përmirësimi i transparencës aktive, e cila në vitin 2023 është 79.7%2 , për dallim nga viti 2022 kur ishte 78.3%,
Përgatitja dhe publikimi i Procedurës për komunikimin e brendshëm të Komunës në https://tearce.gov.mk/
Është përgatitur dhe miratuar Procedura për realizimin e shpenzimeve të Buxhetit të Komunës së Tearcës, dhe
Treguesit e rrezikut të prokurimit publik për vitin 2022 të publikuar në faqen e internetit të Komunës https://tearce.gov.mk.