LajmeSport

Juventusi dhe Barcelona “mbetën thatë”, Phillips zgjedh Londrën

Kalvin Phillips do të largohet nga Manchester City për shkak të minutazhit të pakët që ka përfituar këtë sezon nga Pep Guardiola.

Mesfushori me tipare mbrojtëse nuk dëshiron të humbë grumbullimin me Anglinë në Europian. Dhe është shumë afër kalimit te West Hami.

Klube si Juventusi, Barcelona dhe Newcastle kanë tentuar firmën me 28-vjeçarin, por deri tani nuk kanë arritur marrëveshjen me fituesit e tripletës në edicionin e kaluar.

Për momentin, në avantazh për të marrë Phillips në huazim deri në fund të sezonit është West Hami.

Drejtuesit e klubit londinez ndodhen në bisedime të avancuara me homologët e Manchester Cityt. Dhe janë shumë afër marrëveshjes finale.

49 mln euro paguan Citizens në arkat e Leedsit për të siguruar shërbimet e Phillips në verën e vitit 2022.

Related Articles

Back to top button
Close
Close