
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, është nikoqir i Takimit të liderëve kushtuar Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian, në të cilin marrin pjesë liderë nga rajoni, si dhe përfaqësues të lartë të BE-së, SHBA-së dhe partnerëve financiarë ndërkombëtarë.
Më pas, përfaqësues të organizatave rajonale, Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, CEFTA-s dhe Forumit të Odës për Investim të Ballkanit Perëndimor-6, USAID-it, më pas Fondacionit Shoqëri e Hapur, Qendra për Evropën, Këshilli Atlantik, si dhe disa institucione financiare ndërkombëtare, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Botërore.
Kryeministri Kovaçevski e vlerësoi takimin si mesazh të rëndësishëm të mbështetjes për rrugën evropiane të vendit tonë, në momentet e rëndësishme për të ardhmen evropiane të Maqedonisë



