
Ministri ishoqërisë informatike dhe administratë Azir Aliu ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me të gjitha universitetet në vend për të hapur dyert e prespektivës për të rinjtë dhe studentët e këtyre universiteve, shkruan Top24
Do të vazhdoj të mbështesë të rinjtë dhe botën universitare

Prof.Dr. Dejan Mirakovski, rektori i Universitetit Goce Delçev- Shtip,
Prof. Dr. Ivan Bimbillovski- rektor i Universitetit të Shkencave dhe Teknologjive të Informacionit “St. Apostulli Pal”- Ohër dhe
me Prof. Dr. Izet Zeqiri, rektor i Universitetit Nënë Tereza firmosëm Memorandum Bashkëpunimi.
Studentët dhe mësimëdhënësit universitar tanë tani do të kenë mundësinë për t’u përfshirë në një gamë të gjerë aktivitetesh bashkëpunuese, të tilla si thellimi i bashkepunimit mes mësimdhënësve dhe punonjësve të MSHIA-së në drejtim të shkëmbimit të përvojave dhe njohurive, hartimin e zgjidhjeve ligjore dhe realizimin me sukses të të njejtave, përpjekjet e përbashkëta kërkimore, pjesëmarrjen dhe organizimin e seminareve, konferencave dhe aktivitetëve të ndryshme akademike.
Ambicia ime është që NE të arrijmë që universitetet e Maqedonisë së Veriut të përfshihen totalisht në Aleancën e Universiteteve Europiane.




