LajmeRajon

Ligji për komisionet hetimore, Rama: Ka mbaruar koha politike kur Presidenti përdorte Kushtetutën si koktej molotov

Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot ndryshimet në ligjin për Komisionet Hetimore Parlamentare, duke refuzuar thirrjen e opozitës për ta kthyer mbrapsht në parlament.

Kryeministri Edi Rama në nje reagim u shpreh sot se “Koha politike kur Presidenti i Republikës bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë e në dëm të Shqipërisë, duke e përdorur Kushtetutën si koktej molotov ka perënduar me kohë”.

“Siç do të mbarojë po njësoj, më shpejt se sa vonë, edhe ora e keqkuptimit të madh të politikës së ditës, mes punës mendore të parlamentarëve dhe aktivitetit fizik të tyre në sallën e Kuvendit të Shqipërisë”, u shpreh kryeministri në rrjetet sociale.

Sipas tij, “Shqipëria është në një kohë tjetër dhe ky vit është kyç për rritjen e mëtejshme të pagave, investimeve publike e atyre private, të brendshme a të huaja, turizmit që në 2023 arriti rekordin fantastik të 10 milionë vizitorëve nga jashtë, e me radhë”.

“Prandaj ky vend s’ka asnjë sekondë për të humbur me askënd që vazhdon me orën e vjetër, duke kërkuar nëpër rrugicat e ngushta të Kuvendit a të zonës rreth tij, rikthimin e kohës së vdekur”, shtoi Rama.

Related Articles

Back to top button
Close
Close