LajmeMaqedoni

Arsim Hasani: Miratohet programi dhe plani për punën e këshillit drejtues të FSPIMV-së

Drejtori i FSPIMV-së, Arsim Hasani përmes një postimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se këshilli drejtues i FSPIMV-së ka miratuar programin dhe planin për punën e këshillit drejtues, shkruan Top24

Më 17 janar 2024, u mbajt Seanca e nëntëdhjetë e katërt e Këshillit Drejtues të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, Seanca e parë e këtij viti.
Në seancën e KD-së, anëtarët diskutuan rreth katër pikëve aktuale që drejtpërdrejtë kanë të bëjnë me punën e mëtutjeshme të Fondit në vitin 2024. Në diskutimin e pasur lidhur me Programin dhe planin e punës së Këshillit Drejtues të Fondit të SPIMV-së për vitin 2024, u theksua se, realizimi i detyrave të planifikuara të punës gjatë këtij viti do të vazhdojë me përgjegjësi dhe me të njëjtin ritëm duke prezantuar aktivitete të reja si sfidë për angazhimin e plotë të çdo punonjësi në Fondin e SPIMV-së. U theksua gjithashtu se në realizimin e plotë të Planit Vjetor për Furnizime Publike të Fondit të SPIMV-së në vitin 2024, do të punohet me përgjegjësi, me kursime dhe përkushtim maksimal në përmirësimin e kushteve të punës së punonjësve në filialet dhe ekspoziturat e Fondit.
Anëtarët e KD-së së Fondit të SPIMV-së, miratuan edhe Informacionin për mjetet e dedikuara dhe të paguara të Fondit Solidar për shfrytëzuesit e ndjerë të pensionit dhe taksë anëtarësie në vitin 2023, ku posaçërisht u nënvizua se pagesa e pas vdekjes bëhej rregullisht dhe pa ndërprerje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close