LajmeRajon

Nënshkrimi i peticioneve në dy komunat veriore, policia: Situata e sigurisë është e qetë

Në dy komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë dhe Leposaviq, të mërkurën ka nisur nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e kryetarëve.

Dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe atij të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani në një prononcim për Telegrafin ka thënë se situata e sigurisë është e qetë.

“Gjithçka është në rregull dhe situata është e qetë”, ka deklaruar shkurtimisht ai.

Siç raportojnë mediat lokale në gjuhën serbe, qytetarët që duan të nënshkruajnë peticionin duhet të shënojnë emrin dhe mbiemrin, numrin e letërnjoftimit, adresën, numrin e telefonit dhe
nënshkrimin.

Në grumbullin e qytetarëve janë parë edhe ish-krerët e Listës Serbe dhe ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut nga kjo parti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close