Aziri: Presidenti shqiptar është kauza e ASH-së

Edhe pse nuk ka një vendim final se si do të shkojnë në zgjedhje parlamentare, ASH-ja për zgjedhjet presidenciale ka ndarë mendjen – do të përkrahin kandidatin shqiptar.

Këtë e bëri të ditur nënkryetari i kësaj partie, Elmi Aziri në ClickPlus në TV21.

“Presidenti shqiptar është kauza e ASH. Ne e kem përkrahur Blerim Rekën në zgjedhjet e kaluara. Deklarimet tona në atë kohë kanë qenë që ne nuk kemi të drejtë t’ua marrim të drejtën votuesve shqiptarë që të kenë në listë një kandidat shqiptar”, tha Aziri.