BotaLajme

SHBA i “çon” mesazh Iranit/ Nuk i lë kohë për hakmarrje, sulm gjatë natës ndaj rebelëve!

Zotimeve të rebelëve Huthi për hakmarrje, Shtetet e Bashkuara iu përgjigjën me sulme të reja ndaj objekteve të tyre në Jemen.

Në atë që u përshkrua si “vazhdim i aksionit”, një luftanije amerikane lëshoi breshëri raketash ndaj një zonë radarësh. Sulmet e kësaj jave, pohuan zyrtarë amerikanë, kanë për qëllim të reduktojnë aftësinë e Huthive për të goditur anijet në Detin e Kuq.

 “I dërgova një mesazh Iranit, përgjigja jonë ndaj rebelëve Huthi do të vazhdojë”, citohet të ketë thënë presidenti Joe Biden. Për Teheranin, sulmet amerikane përbëjnë një aksion arbitrar dhe shkelje të të drejtës ndërkombëtare. Marina amerikane paralajmëroi më herët anijet me flamur amerikan, që në 72 orët e ardhshme, të largohen nga zonat përreth Jemenit në Detin e Kuq, si dhe në Gjirin e Adenit, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Britania, nisën sulme të shumta ajrore në shënjestër të të cilave ishin rebelët Houthi.

https://www.youtube.com/watch?v=KN9U1TUAU4M

Related Articles

Back to top button
Close
Close