
Ministri i shoqërisë informatike dhe administratë, Azir Aliu sot ka takuar dekanin e Fakultetit për Elektroteknikë dhe Teknologji Informative-FEIT, Vladimir Atanasovski dhe me profesorin Dimitar Tashkovski, për të iniciuar rritjen e bashkëpunimit me fakultetin i cili ka një veprimtari të jashtëzakonshme në fushën e kërkimit shkencor, shkruan Top24
“Dekani Atanasovski na prezantoi programin e zgjidhjeve inovative studentore në Qendrën për transferim të teknologjive dhe inovacioneve – INOFEIT, i cila ka për qëllim të stimulojë rrjetëzimin mes studentëve nga njësi të ndryshme të UKIM-së dhe punën e tyre të përbashkët për idetë ndërdisiplinore.” shkruan ministri Aliu
Në kuadër të kësaj vizite Aliu, Atanasovski dhe Tashkovski gjithashtu diskutuan mbi mundësinë për përfshirjen e disa aktiviteteve në kalendarin e përbashkët të të dyjave institucioneve, me qëllim për të krijuar mundësi të reja për studentët e vendit dhe jo vetëm.
Në një botë të ngarkuar me sfida, është detyra jonë që së bashku si institucione të angazhohemi për të rritur shkallën e digjitalizimit në shoqëri, sepse teknologjitë digjitale janë katalizatorë të ndryshimeve shoqërore.



