LajmeMaqedoniTopLajm

“Flaka e Janarit dhe kryeministri shqiptarë në janar “, mesazhet që përcjellë Ali Ahmeti

Më 28 janar në Maqedoninë e Veriut për herë të parë në historinë pleuraliste të këtij vendi shqiptarët e kësaj treve do të kenë kryeministrin e parë Shqiptarë premtim i cili udha nga lideri shqiptarë Ali Ahmeti.

Por pse kryemiistri shqiptarë vjen në Janar dhe cila është porosia që len ish kryekomandanti i UÇK-së dhe veprimtari i ilegales Ali Ahmeti.

Ali Ahmeti si njëri nga bashkëluftëtarët e Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës edi më mirë se kush do qoftë rëndësinë e muajt Janar dhe nga këtu fillon edhe manifestimi madh “Flaka e Janarit” kushtuar këtyre figuarave. Ndër vite edhe në vendlindjen e Ali Ahmeiti ishte organizuar manifestimi “Flaka e Janarit” ku krahas dëshmorëve të lartë përmendur po ashtu nderohej edhe veprimtaria e Beqir Limanit dhe bashkëveprimtarëve të tjerë duke ndezur kështu edhe flakadanin e Janarit nga Kërçova.

“Janari është muaj i përvjetorit të rënies së Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, përvjetorët e rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës”, ngase “koha e rrezikshme për të kontribuar për vendin tashmë ka kaluar, andaj çdo gjeneratë e re që vjen duhet të ndjekë shembullin e dëshmorëve në përkushtimin e tyre për kulturë, dituri e edukatë, ndërsa sakrifica e tyre për vendin duhet të jetë shembull i angazhimit tonë dhe e punës sonë për të ecur drejt të ardhmes”.

“Në kohë lirie kërkohet vetëm punë e përkushtim, ndërsa në kohë lufte kërkesa mund të jetë shumë më e shtrenjtë e kjo mund të jetë edhe jeta e njeriut”, nderimi i këtyre figurave është forma më e mirë për të dëshmuar se si ruhet kujtimi për dëshmorët deri në përjetësi dhe që sigurojnë se e kaluara mbetet në kujtesën tonë, ndërsa është garanci që pushtimet e okupatorët as nuk përsëriten e as nuk kthehen.

Që historia të mbaj mend veprimtarinë politike dhe amaneti të shkoj  në vend, bashkëveprimtari i Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Ali Ahmeti si duket ka kalkuluar mirë që këtë vit të nderoj dhe çoj deri në fund amanetin e tyre duke bërë kështu që më 28 Janar, ish komandanti i UÇK-së Talar Xhaferi të bëj betimin e tij në parlamentin e Maqedonisë së Veriut si kryeministri i parë shqiptarë dhe kështu të shkruaj në historinë e lavdishme të shqiptarëve se Janari plotësoi edhe një amanet të atyre që i falën këtij kombi edhe më të shtrejtën që kishin, jetën e tyre që një ditë Liria të vij dhe të jemi dalës zot të vetes sonë.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close