
Komuna e Teracës e drejtuar nga Nuhi Neziri vazhdon të jetë gjithënjë e më e hapur dhe pranë banorëve të komunës së saj duke shpalosur kështu raportin e punës një vjeçare të kryetarit të komunës së Tearcës dhe punës së këshillit të kësaj komune, shkruan Top24
“Të nderuar banorë të komunës së Tearcës, në vazhdim ju prezantojmë raportin e detajuar për punën njëvjeçare të Këshillit Komunal dhe mënyrën e funksionimit të tij, vendimet, organet dhe përbërjen e Këshillit.
Shpresojmë se, kjo praktikë do të ruhet në vazhdimësi dhe do të ndikojë në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe besueshmërisë së qytetarëve të komunës sonë.
Falënderojmë të gjithë këshilltarët pa dallim partie politike, nacionaliteti, për mundin dhe kontributin që kanë dhënë gjatë punës njëvjeçare.” thuhet në njoftimin e komunës së Tearcës.
Në këtë link e gjeni raportin : https://tearce.gov.mk/Raport%20njevje%C3%A7ar%202023.pdf
Me respekt,
Kryetari i këshillit
Besnik Osmani



