
Ministri i drejtësisë Krenar Lloga ka njoftuar se Ministria e Drejtësisë nën drejtimin e tij këtë vit po e përmbyllë duke sjellur 14 ligje reformuese për vetëm nëntë muaj, duke numëruar kështu ligjet që u miratuan brenda këtyre nëntë muajve shkruan Top24
✅️ PËR 9 MUAJ, 14 LIGJE REFORMUESE
⚖️ Ligjet që janë miratuar në vitin 2023, propozues i të cilave është Ministria e Drejtësisë
1. Ligji për ekspertizën
2. Ligji për Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë
3. Ligji për avokatinë
⚖️ Ligjet që janë miratuar e që janë përgatitur nga Ministria e Drejtësisë
1. Ligji për amnisti për shkelësit e protokolleve Covid
2. Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për personat e paevidentuar në evidencën amë
⚖️ Propozim ligje, propozues i të cilëve është Ministria e Drejtësisë që kanë kaluar procedurën qeveritare
1. Propozim ligji për sportin
2. Propozim Ligji për falje
3. Ligji i propozuar për Zyrën e Rimëkëmbjes së Pronave
4. Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ekzekutimin e sanksioneve
5. Propozim i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shërbimin prokurorial publik
6. Propozim ligji për ndryshimin e ligjit për shërbimin gjyqësor
7. Propozim ligj për avokaturën e shtetit
8. Ligji për menaxhimin e pronës së konfiskuar, përfitimit pronësor dhe sendeve të sekuestruara në procedurë penale dhe kundërvajtëse
9. Ligji për drejtësi për fëmijët



