LajmeMaqedoniTopLajm

Këshilltarët e BDI-së Tetovë: Kasami premtoi shumë realizoi pak

Liridon Disha kryetar i grupit të këshilltarëve BDI-së në komunën e Tetovës në emër të grupit të këshilltarëve të BDI-së përmes një postimi ka uruar vitin eri duke komentuar se ky vit kaloi vetëm me premtime dhe asnje realizim.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Viti 2023 kaloi me shumë premtime, por shumë pak realizime. Premtimet megalomane të Kryetarit të Komunës ngelen vetëm premtime të parealizuara.

❌ Qyteti ende është i ndotur me mbeturina.
❌ Ka mungesë të ujit të pijshëm.
❌ Qentë endacakë ende kërcënojnë sigurinë e qytetarëve.
❌ Ka mungesë të theksuar të projekteve kapitale.
❌ Punësimet partiake në Komunë dhe në ndërmarrjet publike janë realitet.
❌ Politizimi i shkollave.
❌ Heqja selektive e barakave (paisjeve urbane) me qëllim që ato të zëvendësohen me baraka tjera.
❌ Mafia urbane është bërë pjesë e institucionit Komunë.
❌ Ndërtimet pa leje janë realitet.
❌ Qytetarët paguajnë taksa më të larta në pronë.
❌ Ndriçimi publik le shumë për të dëshiruar.
❌ Kaosi në komunikacion është ende i pranishëm.
❌ Parkingjet në kate nuk u realizuan.
❌ Stadiumi i Tetovës nuk u ndërtua.

Etj. Etj. Etj…

✅ Bilall Kasami këtë vit realizoi vetëm një projekt të vetëm dhe atë mbi kokat e tetovarëve në Kodrën e Diellit!

Të shpresojmë se vitin që vjen, kryesia e Komunës t’i thërrasë arsyes e të vetëdijesohet në mënyrë që tu dalë karshi premtimeve parazgjedhore. Institucioni nuk është pronë private, por pronë publike e të gjithë qytetarëve. Është vendi ku duhet gjetur zgjidhje problemet e qytetarëve. Për të qenë e tillë, duhet njerëz seriozë, me vizion e të ndershëm. Cilësi këto që nuk i posedon kjo udhëheqësi.

Edhe përkundër kësaj, ne ju inkurajojmë të vazhdoni të bashkëpunoni me neve duke na informuar për parregullsitë që ndodhin gjatë udhëheqjes së Komunës. Opozita është e vetmja adresë e korrigjimit të politikave destruktive të atyre që udhëheqin me institucionin.

Ne do të vazhdojmë të jemi zëri juaj dhe do ta arsyetojmë deri në fund besimin që na e dhatë për tu përfaqësuar në Këshillin Komunal. Jemi në dispozicionin tuaj 24/7 njëlloj siç kemi qenë këto 2 vjet të kaluara.

Duke ju dëshiruar shëndet e lumturi, ju urojmë që viti që vjen të jetë më i mirë se ai që kaloi!

Gëzuar Vitin e Ri 2024!

Related Articles

Back to top button
Close
Close