LajmeMaqedoniTopLajm

Alternativa reagon pas arrestimit të Drin Ahmetit

Partia Alternativa ka reaguar pas arrestimit të Drin Ahmetit, nipi i Ali Ahmetit.

Nga kjo parti thonë se Drin Ahmeti është viktima e pasionit të xhaxhait të të Ali Ahmeti për pasuri dhe para.

“Krimi i mbjellë nga xhaxhai dhe babai tash i ha edhe fëmijët e tyre. Nëse do të funksionojë shteti ligjor, Drin Ahmeti duhet të dënohet me disa vite burg. Për qytetarët që akoma kanë dilema, Soravia, Drin Ahmeti dhe Ali Ahmeti janë sinonime të krimit, korrupsionit dhe kontrabandës, që krejt këtë anë të errët të tyre mundohen ta mbulojnë me fjalor europian, të cilin – përveç lidershipit të Aleancës për Shqiptarët – askush tjetër nuk e beson. Sidoqoftë, Drin Ahmeti është i arrestuar në vend të xhaxhait të tij, ndërsa së shpejti do ta shohim se kush do ta paguajë çmimin e dënimit ose lirimit të tij”, thuhet në reagimin e Alternativës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close