
Udhëheqësi i sektorit për finansa dhe buxhet në komunën e Tetovës pas miratimit të buxhetit të komunës së Tetovës për vitin 2024 në një postim të tij shkruan se “komuna e Tetovës me buxhet zhvillomor i pari i këtij lloji”, shkruan Top24
U votua buxheti i Komunës së Tetovës për vitin 2024! Me mbështetjen e 17 votave u miratua plani ambicioz zhvillimor me vlerë 31.086.000 euro.
Investimet në rritje drastike.
4 milion euro më shumë se vitin e kaluar. Kjo shifër vërteton përkushtimin tonë për të ndërtuar një Tetovë më të përparuar dhe më të denjë për të jetuar.
Me një hapësirë të re për investime dhe rritje, shpresojmë për një vit të ardhshëm ende më frymëzues dhe më të suksesshëm për komunën tonë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0ivJ8UZC7KP9Y8XghQx1beeQ7YsHPQ7JhAjjt2smRQZCAnpLT97p3X99hD8UXeFatl&id=779142450&mibextid=Nif5oz



