
Me 97 vota “për” deputetët në seancën e sotme votuan vendimin për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Në përbërjen e re të këtij komisioni janë Cveta Ristovska, Tatjana Dimitrovska, Sofija Spasova Medarska, Servet Demiri, Besnik Xhemaili, Biljana Karakashova Shulev dhe Zoran Bogoevski.
Ndryshe, përbërja e re e Komisionit Anti-korrupsion pritet të fillojë të funksionojë më 8 shkurt.



