LajmeMaqedoniTopLajm

Lloga – Klaus Neukrich: Forcimi i drejtësisë dhe lufta kundër korupsionit mbeten prioritet

Bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë, projektet që i zbaton Këshilli i Evropës dhe agjenda e reformave, ishin në fokusin e bisedimeve të Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga me Klaus Neukrich, drejtor për koordinimin e programeve në kuadër të Këshillit të Evropës.
Forcimi i drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, promovimi i antidiskriminimit dhe mbrojtja e të drejtave të grupeve të rrezikuara, sistem më efikas i ndihmës juridike falas, forcimi i kapaciteteve të sistemit ndëshkues korrektues në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë vetëm disa nga fushat në të cilat do të punohet në mënyrë intensive gjatë periudhës së ardhshme.
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga informoi për aktivitetet e ministrisë për të siguruar qasje më të lehtë në drejtësi përmes zyrave të hapura për ndihmë juridike falas për kategoritë e rrezikuara në disa komuna.
Gjatë periudhës që vjen, sfida më e madhe do të jetë sistemi i burgjeve dhe përmirësimi i kushteve për vuajtjen e dënimeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close