
Edhe pse është një mision shumë i vështirë, Ballkani nuk i ka humbur shpresat e kualifikimit. Por, për të kaluar grupet e Conference League duhet që fitorja të Zagreb të kombinohet me mungesën e fitores së Astanës në Çeki përballë kryesuesve të Plzenit.
Te Ballkani e kanë të qartë se nuk kanë asgjë për të humbur. Dhe në kryeqytetin kroat do të tentojnë të befasojnë përsëri Dinamon, së cilës i mjafton edhe një barazim për të vazhduar rrugëtimin europian.
Kryeziu (i dëmtuar) dhe Hamidi (i pezulluar) janë mungesat për teknikun Daja. Trajneri nga Tirana deklaroi gjatë konferencës për shtypin se skuadrën e tij e pret një ndeshje e vështirë, por Ballkani nuk ka asgjë për të humbur. Dhe do të futet në fushë për të siguruar maksimumin nga kjo përballje.




