
Sonte është mbajtur kuvendi i degës së FRBDI-së në Lagjen jashtë Vardarit, ku kryetar i saj është zgjedhur Ardit Jakupii cili është vazhdimësi e riorganizimit të strukturave të Forumit Rinor të BDI-së, shkruan Top24
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, njëherit kryetar i degës së kësaj partie ka shkruar se “E treta natë me radhë, entuziazmi sa vjen e shtohet”.
Sonte kemi zgjedhur kryesinë e Këshillit Vendor dhe Kryetarin e Forumit Rinor të BDI-së në lagjen Jashtë Vardarit. Me shumicë votash, kuvendi zgjodhi për Kryetar të Këshillit Vendor të Forumit Rinor për lagjen Jashtë Vardarit, Ardit Jakupin, të cilit i urojmë punë të mbarë dhe i garantojmë mbështetjen në çdo sfidë që do ta ketë para vetes dhe strukturës.
Organizimi i brendshëm i strukturave të forumit rinor në Tetovë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Interesimi i madh i të rinjve na jep motiv shtesë për të punuar edhe më shumë.
#Vazhdojmë #Bashkë, me rininë, për rininë, ndërtojmë ardhmërinë.
#FRBDI , #DegaTetovë , #JashtëVardarit #BashkimiDemokratikPërIntegrim



