LajmeMaqedoniTopLajm

Lloga takon kryetarin e FKB të Maqedonisë së Veriut, Faton Salihu

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga sot ka pritur në takim kryetarin e Federatës Kombëtare të Boksit të Maqedonisë së Veriut, Faton Salihu, shkruan Top24

Kënaqësi e veçantë të takoja sot Kryetarin e Federatës Kombëtare të Boksit të Maqedonisë së Veriut, Faton Salihu, një sportist me renome ndërkombëtare, ish kampioni Evropian për kadet, ish kryetar i klubit të boksit “Çair”, i cili për vite në mënyrë aktive ka kontribuar në zhvillimin dhe afirmimin e sportit në përgjithësi dhe boksit në veçanti. Në takim na shoqëroi edhe zëvendës drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Isak Lazami.
Veç tjerash biseduam edhe për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sport të propozuar nga Ministria e Drejtësisë, ku parashihet të sigurohen stimuj financiarë për federatat kombëtare sportive, klubet sportive, sportistët aktivë nga sportet olimpike dhe joolimpike dhe persona të tjerë juridikë që kanë aktvendim për ushtrimin e veprimtarisë së sportit, ngritjen e sportit në një nivel më të lartë në vendin tonë dhe arritjen e rezultateve më të mira si brenda shtetit po ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close