
Ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sot ka vizituar qendrën kërkimore të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut e cila është paisur me paisje bashkohore me anë të të cilave rezultatet e hulumtimit do të jenë gati brenda një dite, shkruan Top24
Me këtë ngrihet ndjeshëm cilësia e punës së Akademisë. Jam krenar që investojmë në segmentet më të nevojshme – shkencën dhe mjekësinë, në të mirë të qytetarëve dhe pacientëve tanë. Pajisjet e reja për ekzaminimin gjenetik janë vetëm një tregues se jemi të përkushtuar për investime serioze dhe progres në sistemin shëndetësor dhe në fushën e projekteve kërkimore-shkencore, shkruan ministri Mexhiti.
…



