LajmeRajon

VIDEO/ Aktivistët hidhen në protestë: Pse SPAK nuk po heton Veliajn?

Një grup aktivistësh dhe qytetarësh kanë nisur një protestë përpara dyerve të SPAK, duke kërkuar hetimin e Erion Veliajt për çështjen e inceneratorëve.

Shumë prej atyre që protestojnë, janë prekur nga veprimet e paligjshme të Erion Veliajt.

Disa prej tyre thanë se iu janë shembur banesat nga Erion Veliaj.

“Drejtësia nuk mund të jetë selektive,” thanë aktivistët.

“Porositësi kryesor i kësaj afere të madhe korruptive është Erion Veliaj dhe ne nuk mund ta mbulojmë diellin me shoshë,” tha një aktivist, duke iu referuar aferës së inceneratorëve.

“Kjo nuk është drejtësi, kjo është drejtësi e shtrembër,” tha Nënë Liza, e cila u bë simbol i protestës te ‘5 Maji’.

Related Articles

Back to top button
Close
Close