
Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismajl Dibrani, ka bërë të ditur se ka pasur tentim për ta sulmuar gjatë kohës së paraparë për shëtitje Granit Plavën të dyshuarin për vrasjen e Liridona Ademajt.
Ai ka bërë të ditur për reporterin se brenda tre ditësh do të dalin me rezultatet e hetimit për rastin në fjalë.
“Për çdo incident që ndodh brenda burgjeve formohet komisioni, dhe shikohet nëse është sulm, konflikt fizik apo tentim i vetëlëndimit. Këtë rast do ta kryejmë me procedura të shpejta, për dy apo tre ditë do të dalim me rezultatet e hetimit, ka thënë Dibrani.
Ai ka njoftuar se tre të burgosurit janë të shpërndarë në tri qendra korrektuese dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit kanë nivel të lartë sigurisë.
“Njëri është në burg të sigurisë së lartë dhe tjerët në burgje të tjera”, ka deklaruar Dibrani.



