
United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve me dy golat e tij.
Ndërkohë që Cole Palmer barazoi përkohësisht rezultatin në fundin e pjesës së parë. Sfida u mbyll me shtyllën e Armando Brojës, i cili nuk pati fat në goditjen me kokë në minutat shtesë.
Bie Manchester City në “Villa Park”. Kampionët e Anglisë u thyen 1-0 nga Aston Villa, që siguroi tri pikë fantastike falë golit të Leon Bailey në minutën e 74’.
Skuadra e Unai Emery po kalon një formë të shkëlqyer, teksa sot regjistroi fitoren e 14-të radhazi në shtëpi.
Golat e Virgil Van Dijk, i pari për të për këtë sezon, dhe Dominik Szoboszlai i dhuruan Liverpoolit fitoren 0-2 në fushën e Sheffield United.
Sukses ky që ngjit skuadrën e Jurgen Klopp në vendin e dytë me 34 pikë. Dy më pak se Arsenali kryesues.
Feston edhe Brightoni pas triumfit 2-1 me përmbysje përballë Brentfordit.
“Manita” e pastër 5-0 e Fulhamit kundër Nottingham Forest, ndërkohë që Bournemouth siguroi tri pikë të arta në transfertën në Crystal Palace (0-2).
Premier League
Java e 15-të
MANCHESTER UNITED-CHELSEA 2-1 ( McTominay 19′, 69′ / Palmer 45′)















ASTON VILLA-MANCHESTER CITY 1-0 (Bailey 74′)
SHEFFIELD UTD-LIVERPOOL 0-2 (Van Dijk 37′, Szoboszlai 90+4′ )
BRIGHTON-BRENTFORD 2-1 (Gross 31′, Jack Hinshelwood / Mbeumo (pen) 27′)




