
Ushtria izraelite të mërkurën hodhi fletueshka mbi Khan Younis, në jug të Gazës, me ajetin kuranor për përmbytjen e madhe gjatë kohës së Noas, shkruan CNN.
“Ata i kaploi përmbytja, ndërkohë që vazhdonin të bënin keq”, thuhet në fletushkën në gjuhën arabe, transmeton Telegrafi.
Fletushkat mbanin logon e Forcave Mbrojtëse të Izraeli. Në videon e filmuar nga AFP, shihen fletushkat duke rënë nga qielli mbi Khan Younis.
CNN ka kërkuar përgjigje mbi pretendimet për hedhje të fletushkave mbi Khan Younis, por zëdhënësi i IDF-së izraelite ka thënë se “nuk ka ndonjë koment”. /Telegrafi/



