BotaLajmeTopLajm

Katari i kërkon OKB-së të detyrojë Izraelin të kthehet në negociata

Emiri i Katarit , Hamad bin Tamim al Thani , i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ushtrojë presion mbi Izraelin dhe ta detyrojë atë të kthehet në tryezën e bisedimeve me Hamasin, në një fjalim në samitin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit në Doha.

Katari kohët e fundit ndërmjetësoi mes dy palëve ndërluftuese për të arritur një armëpushim në luftime dhe lirimin e pengjeve nga Rripi i Gazës, por në fund të javës armëpushimi u shemb dhe luftimet rifilluan.

Al Thani tha se Izraeli duhet të kuptojë se epoka e pushtimit ka mbaruar dhe fajësoi komunitetin ndërkombëtar që e lejoi atë të vazhdojë veprimet e tij agresive në Gaza për një kohë të gjatë.

“Është turp që bashkësia ndërkombëtare ka lejuar që ky krim i tmerrshëm të vazhdojë për gati dy muaj, gjatë të cilit qytetarë të pafajshëm vriten sistematikisht dhe qëllimisht ”, tha Emiri i Katarit. “Të gjitha vlerat njerëzore janë shkelur në territoret e pushtuara palestineze nga autoritetet okupuese”, shtoi ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close