
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti përmes një postimi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta e aktorit të madh Mirush Kabashi i cili sot u nda nga jeta. Mexhiti në postimin e tij shkruan se “Është tronditës lajmi për shuarjen e aktorit tonë të shquar, Mirush Kabashi”, shkruan Top24
MIRUSH KABASHI IKU NË AMSHIM
Është tronditës lajmi për shuarjen e aktorit tonë të shquar, Mirush Kabashi.
Mirushi ishte një artist i vërtetë, i veçantë, i cili me paraqitjet e tij skenike, me filmat, e sidomos me recitalet e shumta, na dhuroi emocione deri në përlotje.
Mirush Kabashi iku në amshim, por vepra e tij do të ngelë midis nesh, si një gjerdan me shkëlqim të përhershëm.
Ngushëllime familjes së tij dhe komunitetit artistik shqiptarë.



