
Kreu i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi tha se qeveria teknike mund të shfuqizohet vetëm nëse të gjitha partitë politike në vend dakordohen për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, shkruan TV21. Zejdi tha “kryeministri shqiptar mund të presë”, nëse ka marrëveshje për ndryshimet kushtetuese.
“Kërkesa eventuale për shfuqizimin e qeverisë teknike, unë do e kisha përkrahur me një kusht që gjithë sot të dakordohemi ndryshimet kushtetuese të ndodhin para zgjedhjeve pastaj s’ka çfarë na duhet as qeveria teknike por shkojmë në zgjedhje me ndryshime kushtetuese. Në moment që arrihen ndryshimet kushtetuese, mendoj se kryeministri shqiptar mund të presë”, tha Zejdi.



