LajmeMaqedoniTopLajm

Lloga: Përgjegjësi dhe dënime maksimale për kryesit

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga mbrëmë në faqen e tij në Fejsbuk u shprehi ngushëllime familjeve të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, trupat e të cilëve u gjetën mbrëmë pasi që ishin paraqitur të zhdukur.

“Sinqerisht dhe thellësisht u shprehi ngushëllime familjeve të 14-vjeçares Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Kjo është ndër tragjeditë më të mëdha në shtetin tonë sepse pa mëshirë janë shuar dy jetë. Përgjegjësi dhe dënime maksimale për kryesit”, shkroi Lloga në Fejsbuk.

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra gjerësisht nga ana e nëpunësve policorë nga SPB Shkup, dje në rrethinë të Shkupit është gjetur trupi i pajetë i të miturës V.GJ., e ciëa ishte paraqitur e zhdukur më 27.11.2023, ndërsa në rrethinë të Velesit nga ana e nëpunësve policor nga SPB Veles është gjetur trupi i pajetë i P.ZH.(74), i cili më 24.11.2023 ishte paraqitur i zhdukur, informuan mbrëmë nga MPB.

Ngushëllime të sinqerta dhe më të thella familjes së 14-vjeçares Vanja Gorçevska dhe Pançe Zhezhovskit.
Kjo është një nga tragjeditë më të mëdha në vendin tonë, sepse pa mëshirë u morën dy jetë.
Përgjegjësi dhe dënime maksimale për autorët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close