BotaLajmeTopLajm

IDF, 200 sulme ajrore gjatë natës në Gaza: Forcat detare dhe tokësore lëvizin kundër Hamasit

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit pretendojnë se kanë kryer 200 sulme gjatë natës në të gjithë Gazën, ndërsa bombardimet ajrore të rripit vazhdojnë.

IDF njoftoi gjithashtu se një nga njësitë e saj tokësore kishte shkatërruar një qendër komanduese të Hamasit me bazë brenda një shkolle në Gazën veriore.

“Brigada Negev shkatërroi një infrastrukturë terroriste të ngritur në një shkollë në Beit Hanon, nga ku u nis një sulm kundër forcave tona”- tha mbrojtja izraelite, duke shtuar se forcat e saj ajrore kishin goditur dhe shkatërruar një skuadër të Hamasit dhe “forcat detare sulmuan disa objektiva, si ndihmë për forcat manovruese”.

“Forcat tokësore të IDF vazhdojnë të operojnë në Rripin e Gazës së bashku me sulmet e gjera të forcave ajrore”, shtoi IDF, pretendimet e së cilës nuk janë verifikuar ende, ashtu si edhe imazhet dhe videot që ka shpërndarë.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close