
Zgjedhje e parakohshme parlamentare të shpallura nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq duket që sërish vënë në pikpytje mandatet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës e kjo për faktin që atje në një numër votuesish prej 65 mij qytetarëve veprojnë gjithësej tetë parti politike, shkruan Top24
Ndjenja e bajraktarizmi ose ndryshe thënë i të qenurit i pari pothuajse në të gjitha trevat shqiptare paraqiten me të njejtën formë, çdo lagje me partinë e saj.
Aktualisht në Luginën e Preshevës funksionojnë tetë parti politike edhe ate tre subjekte më të mëdha ndërsa pesë të tjera më të vogla.
Në Luginë janë këto parti politike:
- Partia Demokratike Shqiptare PDSH
- Partia për Veprim Demokratik PVD
- Lëvizja për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare LR-PDSH
- Partia Demokratike PD
- Lidhje Kombëtare Shqiptare LKSH
- Unioni Demokratik UD




