LajmeRajon

Kurti takon ambasadori Rohde me dhuratë një libër, flasin për temat aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend

Në këtë takim është diskutuar lidhur me temat aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.

‘’Takimin e parë të ditës në zyrën e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e zhvilloi me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.Folën për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, temat aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend’’, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Po ashtu sipas informacioneve kryeministri Kurti pranoi nga ambasadori gjerman Rohde një kopje të librit “Gjermania dhe Kosova: Historia e një partneriteti” nga autorët Enrico Seeëald dhe Urs Unkauf, që përshkruan dhe shtjellon historikun e raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve dhe popujve.

Po ashtu kryeministri e falënderoi ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e afërt, dhe shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close