
Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci është pagëzuar në Famullinë e Llapushnikut.
Kështu është bërë e ditur në një postim në rrjetin social në Facebook të faqes së Famullisë “Shën Mëhilli”, në Doblibarë.
“Pagëzimi i ish-Komandantit të UÇK-së Sabit Geci. Kastriot, unë po të pagëzoj në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjt! Amen”, shkruhet në njoftimin e famullisë.
Po ashtu Telegrafi ka kontaktuar edhe me priftin e Famullisë “Shën Mëhilli”, në Doblibarë i cili e konfirmoi lajmin. /Telegrafi/



