
Në vigjilje të festave të Nëntorit dhe në vazhdën e aktiviteteve që organizoi Komuna e Vrapçishtit në bashkëpunim me shkollat fillore dhe të mesme, Sot së bashku në sallën Sportive në fshatin Dobërdoll festuam 28 Nëntorin ditën e flamurit Kombëtar.
Flamuri, gjuha dhe kultura janë bazat themelore që e identifikojnë një popull.
Festat e ditëve të mëdhaja, si që është 28 Nëntori, u japin shpirt ngjarjeve historike, ndaj edhe me shumë të drejtë, të gjithë shqiptarët e festojnë me krenari, ditën e Flamurit Kombëtar.
Në këtë ditë, ne përkulemi edhe para veprës së atyre që lindën, u edukuan, u rritën dhe u shuan, duke u bërë simbole të krenarisë kombëtare dhe shembuj fymëzimi për gjeneratat e reja.
Gëzuar 28 Nëntorin!



