
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi ka uruar bashkëkombasit shqiptarë për ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe, shkruan Top24
Sot shënojmë Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Para 115 viteve, në Manastir u organizua një nga ngjarjet më të rëndësishme të shekullit XX, për kombin tonë. Unifikimi i alfabetit shqip ishte kthesë e madhe historike që edhe sot na shërben si udhërrëfyes për të ardhmen.
Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, Luigj Gurakuqi, dhe Parashqevi Qiriazi, si dhe shumë inelektual të tjerë kanë arritur që në Kongresin e Manastirit të shënojnë momentin më kulmor të organizimit kulturor, arsimor dhe politik të atij fillimshekulli.
Edhe pse në kohë të vështira, kombi ynë gjithmonë ka gjetur motivin, guximin dhe rrugën e duhur për të shkruar historinë.
Ta ruajmë dhe të kujdesemi për Gjuhën e bukur Shqipe!



