LajmeMaqedoni

Ministri Aliu: Në themel të çdo kombi qëndron gjuha, ndaj mbrojtja e saj i shërben identitetit tonë kombëtar

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe administratës, Azir Aliu përmes një postimi ka uruar 115 vjetorin e Kongresit të Alfabetit duke shkruar se kjo ditë është e një rëndësie të veçantë për kombin shqiptarë ndërsa në themel të çdo kombi qëndron gjuha, ndaj mbrojtja e saj i shërben identitetit tonë kombëtar, shkruan Top24

Sot festojmë Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke kujtuar me respektin më të madh të gjithë mendimtarët që dhanë kontributin e tyre në përmbushjen e ëndrrës për të lëvruar e shkruar gjuhën shqipe me një alfabet të përbashkët.
Në themel të çdo kombi qëndron gjuha, ndaj mbrojtja e saj i shërben identitetit tonë kombëtar.
Nderim dhe mirënjohje Rilindasve të kombit tonë, që 115 vjet më parë, të mbledhur në Kongresin e Manastirit, vendosën unanimisht përdorimin e Alfabetit Latin të Gjuhës Shqipe që kemi sot, duke treguar edhe një herë vokacionin e tyre pro perëndimor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close