LajmeMaqedoniTopLajm

ASH uron ditën e Alfabetit: Kongresi Manastirit ishte Kongresi i Bashkimit, fundi i ndasive dhe rilindja e një kombi modern që do t’i bënte ballë çdo stuhie

Aleanca për Shqiptarët ka uruar të gjithë bashkëkombasit shqiptarë në vigjilje të 115 vjetorit të kongresit të Manastirit duke e vlerësuar këtë ditë si dita kur morën fund i ndasitë dhe rilindja e një kombi modern që do t’i bënte ballë çdo stuhie, shkruan Top24

Kongresi i Manastirit ishte më shumë se një unifikim shkrimi e leximi. Ishte Kongresi i Bashkimit, fundi i ndasive dhe rilindja e një kombi modern që do t’i bënte ballë çdo stuhie.
Ta shkruajmë e ta ruajmë gjuhën tonë të bukur, ashtu siç na mësuan rilindasit, arkitektët e së ardhmes, të cilën po e jetojmë ne sot.
Të krishterë e muslimanë, toskë e gegë, nga çdo krahinë e vilajet, na lanë amanetin më të shtrenjtë, të bashkuar përjetësisht!
115 vjet dritë dhe 36 margaritarë!

Related Articles

Back to top button
Close
Close