LajmeMaqedoniTopLajm

Adnan Azizi Akuza shtetit shqiptarë: “Me shtet dhe akademi ‘Big-Brother’ nuk mbrohet shqiptaria

Sekretari i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi përmes një postimi ka reaguar ashpër ndaj shtetit shqiptarë pasi gjatë ndeshjes së mbrëmshme tifozët kuq ezi shpalosën një pankartë të madhe ku shkruhej se “Zoti është shqiptarë” pankartë kjo që sipas Azizit është pankartë serbe e Millosheviqit, Karaxhiqit. Azizi më tej shton se “Me shtet dhe akademi ‘Big-Brother’ nuk mbrohet shqiptaria, shkruan Top24

Helm në mes të mjaltit!
Në momentin më kulminant kur kombëtarja Shqiptare, bashkoi të gjithë shqiptarët, pa dallim feje, krahine e ideje, në mes të tifozëve Kuq e Zi shfaqet sllogani serb i përkthyer në shqip!
“Bog je Serbin” ose e përkthyer “Zoti është shqiptar”.
Sllogan me të cilin Millosheviqi e kishte nisur luftën në ish Jugusllavi, por të njëjtin sllogan e trashëgoi dhe e citoi Karaxhiqi në hagë.
Në këtë rast, ky ishte shteti shqiptar, që nuk la asnjë pankartë nacionaliste shqipëtare e as tifozët “Plisat” dhe “Ballistët” që bartin harta të vizatuara të Shqiperisë etnike, duke i ndaluar ti fusin në stadium.
Po akademia shqiptare, ku është, pse nuk po reagon kur sllogani frymezues i nacionalizmit serb në mënyrë tinzare futet tek shqiptarët duke shfrytuzuar një moment historik të futbollit shqiptar?!
“Me shtet dhe akademi ‘Big-Brother’ nuk mbrohet shqiptaria!

Related Articles

Back to top button
Close
Close