LajmeRajon

“Vitin tjetër presim trazira dhe konflikt më të madh”: Vuçiq propagandon në përvjetorin e 182’të të SANU-s famëkeq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se gjatë vitit 2024 “do të ketë trazira dhe konflikt më të madh” se në vitin 2023, duke folur nga Akamedia famëkeqe e Shkencave dhe Arteve (SANU) në Beograd.

“Kur e them këtë, kam ndërmend çdo lloj kërcënimesh ndaj popullit tonë në Kosovë dhe Republika Srpska dhe në shumë pjesë tjera të rajonit.

Prandaj mendoj se është skajshmërisht e rëndësishme që të dëdgjojmë mendimet dhe pikëpamjet e ndryshme çdo ditë, që të gjejmë emërues të përbashkët, si të ruajmë lirinë, vendit dhe të ardhmen në përgjithësi”, ka thënë Vuçiq, siç e cituan mediat serbe.

“Rrugëdalja jonë është zgjidhja përmes kompromisit, ani pse e dimë që nuk do të ketë”, tha ai duke iu referuar procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close