
Politika duhet t’i largojë duart nga feja, sepse ne jemi shtet laik, këtë e tha mes tjerash kryeministri Dimitar Kovaçevski në komentin e tij për kryqin e vendosur në Kodër të Diellit, shkruan TV21. Kovaçevski thotë se në mungesë të projekteve, udhëheqësia e komunës së Tetovës po “gërvisht” ndjenjat kombëtare dhe fetare të qytetarëve.
“Është vërtetuar ajo që unë e kam folur në të kaluarën, se në shtet ekzistojnë politikanë, para se të gjithash këtu mendoj për opozitën, që për momentin e udhëheq qytetin e Tetovës, që në munges të hapësirës dhe projekteve, realisht t’i tregojnë qytetarëve se çfarë kanë bërë ndërsa tani e shihni se kanë kaluar tashmë 2 vjet nga zgjedhjet lokale, gjysma e mandatit të kryetarëve të komunave ka kaluar, dhe bukvalisht ka kaluar ashtu, sepse nuk është bërë asgjë, nuk është bërë në lidhje me projektet që i premtuan, e vetmja gjë që u ka mbetur është që të gërvishtin ndjenjat kombëtare dhe fetare të qytetarëve dhe për këtë edhe një herë e përsëris, politika duhet t’i heqë duart nga feja”, tha Kovaçevski.
Në lidhje me tashmë objektin e vendosur të kryqit, respektivisht konstruktin e metaltë dhe kontestin në lidhje me lejen e ndërtimit Kovaçevski tha:
“Të gjithë mosmarrëveshjet që dalin në lidhje me çfarëdolloj objekti të ndërtimit, pa asnjë përjashtim, pa subjektivitet, duhet të zgjidhen në korniza të ligjit dhe të institucioneve, duke e respektuar sekularizmin e shtetit”, tha Kovaçevski/tv21.tv



