BotaLajmeTopLajm

Ushtarët izraelitë vrasin një palestinez në Bregun Perëndimor

Një palestinez është vrarë si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë në qytetin Al-Khalil në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të publikuar në televizionin shtetëror palestinez, palestinezi rreth të 50-tave, i cili punonte si shofer taksie, është vrarë nga të shtënat me armë zjarri teksa ngiste makinën e tij.

Detajet e ngjarjes nuk janë përfshirë në lajm. Agjencia e lajmeve “Shihab” me bazë në Palestinë raportoi se palestinezi i vrarë ishte Isa Ali Abdulmunim.

Dëshmitarët okularë në rajon thanë se ushtarët izraelitë bastisën Shoqatën Islamike të Ndihmës, shkollën dhe jetimoren e saj në vendbanimin Yatta në jug të Al-Khalilit.

Raportohet se gjatë bastisjes u sekuestruan dokumente, kompjuterë dhe pajisje të tjera që i përkisnin Shoqatës dhe shpërthyen përleshje midis ushtarëve izraelitë dhe dhjetëra palestinezëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close